TOP KOHA MUSIC

Atieni, artisti i ri premtues

 

Në “Top Koha Music” çdo javë po prezantohen artistë të rinj, të cilët po i shtohen skenës sonë muzikore. Këta artistë kanë filluar ta bëjnë diferencën në estradë.

Njëri nga këta artistë të rinj është edhe Atieni. Këngëtari ka prezantuar projektin e tij të fundit “Mood”. Ky vit thotë se nuk do të përmbyllet vetëm me këtë projekt nga këngëtari pasi ai verës do të publikojë këngë të reja.