Këtë të diel në “Top Koha Music” vijnë “2BROS” dhe Elevan
Në programin dedikuar muzikës në KTV mund t’i dëgjoni dhjetë këngët më të votuara në Top Listë. Dyshja Venera Lumani dhe Lind Islami kryesojnë renditjen për më shumë se tre muaj. Përveç këngëve që aktualisht janë pjesë e Top Listës, këtë javë garës do i shtohen edhe gjashtë propozime të reja: Shpat Deda me “Instinktivisht”, Mozzik me “n' Tiranë”, Ledri Vula me këngën “Sot, sot, sot”, “Mos shko” nga Dafina Zeqiri dhe Yll Limani, “Mëkatare” nga Melinda dhe “Johnny” nga Tayna.
Në studio flasim me Elevan dhe “2BROS”, Leon dhe Dion Jelliqi. Elevan do ta dëgjoni tek këndon shqip si dhe do shpalos detaje për të rejat në karrierë. Dëshira e saj është që në të ardhmen të bashkëpunojë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
