TOP KOHA MUSIC

Rinor Kastrati drejt karrierës ndërkombëtare

Rinor Kastrati publikon këngën re të titulluar "You got me down". Rinori në tregun muzikor është shfaqur në duet bashkë me motrën e tij Dafina Kastrati, por, kësaj radhe ai ka vendor të sjell një projekt solo.

"You got me down" është një këngë dashurie që flet për një lidhje që duhesh të luftosh për të pavarësisht pengesave. Për këtë projekt ai ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj si ‘Paradigm’ dhe Lex Barkey.

Kastrati ishte pjesë e programit muzikor të Kohavisionit, nëpërmjet viber dhe tregoi për të rejat që vijnë nga ai në muzikë. Ëndrra ndërkombëtare për të dhe Dafinën duket të jetë shumë afër. Të dy së bashku do të sjellin edhe një bashkëpunim për më pak se një muaj dhe Rinori vetë do të publikoj edhe dy këngë solo deri në fund të këtij viti.

E bashkëpunimet e radhës që do të vijnë nga Rinor Kastrati, kanë të bëjnë edhe me llejbëllin e Mac Miler, ku me njërin nga artistët që ka nënshkruar me ta ai do të sjell një këngë.

Për vitin 2021 Rinori ka përgatitur një album.