Tokio 2020

Lojërat e Tokios mburren me pjesëmarrje të barabartë gjinore për herë të parë

Grace Luczak kishte hequr dorë nga garat e kanotazhit dhe kishte siguruar një punë në sektorin privat kur një lëvizje drejt barazisë gjinore në lojërat olimpike “Tokio 2020” e joshi atë të kthehej përsëri në varkë. Garat e kanotazhit në konkurrencën e femrave u shtuan për të krijuar një Olimpiadë më përfshirëse, që do të thoshte katër vende shtesë në ekipin amerikan dhe një vend për garuesen Luczak.

“Është vërtet e vështirë të marrësh vendimin të kthehesh, të planifikosh financiarisht të jesh pa punë për një vit”, tha Luczak.

Ajo mendoi se Lojërat e dyta rresht nuk ishin të mundshme për një veterane derisa vendet u shtuan.

“Ishin edhe katër vende të tjera. Katër. Dhe, këto janë Lojërat Olimpike të para me barazi gjinore. Kështu që nuk hezitova të kthehem”, shton ajo.

Pjesa më e madhe e vëmendjes së publikut shkon te sportet e mëdha - gjimnastika, noti dhe atletika - por larg vëmendjes, femrat nga sportet e tjera po njihen dhe po u jepet një rast olimpik. Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) shtoi 18 ngjarje të reja në Lojërat Olimpike të Tokios në një shtytje drejt barazisë gjinore. Ekziston një numër i barabartë i femrave dhe meshkujve në çdo sport, duke përjashtuar bejsbollin dhe softballin për shkak të madhësisë së ndryshme të listave. IOC-ja tha se pjesëmarrja e femrave në Tokio do të jetë 49 për qind nga 45 qind që ishte në Rio, një ndarje pothuajse e barabartë edhe me meshkujt. Komiteti gjithashtu vuri në dukje se kur femrat bënë debutimin e tyre olimpik në Lojërat e Parisit në vitin 1900, kishte vetëm 22 femra nga 997 sportistë gjithsej. Ato pionierë garuan në pesë sporte, mes tyre kriketi dhe kalërimi.

“Lojërat e Tokios parashikohet të jenë më të barabartat sa i përket gjinisë, sidomos me pjesëmarrjen masive të femrave”, tha IOC-ja nëpërmjet një njoftimi.

Mundësitë e reja vijnë në disa sporte dhe në disa madhësi: Britania e Madhe, për shembull, po dërgon më shumë femra sesa meshkuj në Lojërat Olimpike për herë të parë. Në waterpollo dy skuadra shtesë u shtuan, për një total prej dhjetë sosh. Është ende dy më pak se në turneun e meshkujve, por një fitore për lëvizjen e femrave. Fitimi për femrat në shumë raste nënkupton më pak mundësi për meshkujt. Boksi do të paraqesë 100 femra në pesë kategori, 36 boksiere më shumë në tri kategori në Rio. Por dy kategori për meshkuj u hoqën. Peshëngritja këtë vit është e barabartë në shtatë ekipe si për meshkuj ashtu edhe për femra, por arriti të eliminojë një ekip meshkujsh. Kanotazhi i femrave u shtua, por 200 meshkuj dhe 400 të tjerë në çiftet me kajak hoqën - një vendim që pati reagim të ashpër nga meshkujt kur u njoftua në vitin 2016. Madje, Eric Vlcek, i cili fitoi medaljen e argjendtë për Sllovakinë në Rio, tha se kanotazhi ishte i dëmshëm për femrat. Luczak, tani 32 vjeçe, e di që ajo përfitoi në kurriz të shokëve meshkuj të ekipit.

“Nuk është shumë mirë kur duhet të heqësh diçka nga ana e meshkujve për ta shtuar te femrat. Asnjëherë nuk është kënaqësi të shohësh njerëzit që zbulojnë se mundësia e tyre është zhdukur”, tha Luczak. “Por në krijimin e një numri të barabartë mundësish, kjo tregon se ka një rrugë për sportistet”.

Amerikania Luczak e la të fejuarin e saj në shtëpi dhe u transferua në një familje nikoqire në Princeton, New Jersey, ndërsa ajo stërvitej. Shtrëngimi i hendekut gjinor ishte një kauzë për shumë femra. Çështjet e barazisë u rritën kur mospërputhjet për meshkujt dhe femrat u ekspozuan në turneun e basketbollit NCAA të këtij viti. Ish-lojtarja e waterpollos në Stanford, Maggie Steffens, tha se pabarazia gjinore në turneun NCAA “më lëndoi zemrën”, por ishte gjithashtu një hapje sysh. Steffens ka fituar dy medalje të arta olimpike, dy herë është zgjedhur lojtarja më e mirë olimpike dhe ishte kapitene e ekipit të SHBA-së. Ajo gjithmonë kishte supozuar që sportet më të njohura të femrave kishin trajtim më të mirë sesa waterpollo.

“Ekipet e basketbollit të femrave janë në turne, ato kanë të gjithë ata tifozë, janë në televizor dhe ju mendoni se ato janë me fat. Por, gjërat nga prapaskenat dalin në dritë dhe ju zbuloni se ato i kanë sikurse sportistet e tjera”, thotë Steffens.

Jo çdo shtesë në konkurrencën e femrave ishte një goditje për sportet e meshkujve. Noti shtoi stilin e lirë në 1.500 metra te femrat për herë të parë, ndërsa stili i lirë në 800 metra për meshkuj u kthye në garë për herë të parë që nga viti 1904. Gara e gjinisë së përzier bën debutimin e saj olimpik. Pesë sporte të reja u shtuan këtë vit - bejsbolli/softballi, karate, skateboardi, ngjitja sportive e surfimi - dhe IOC-ja kërkoi që ato të kishin numër të barabartë meshkujsh dhe femrash.