Li Yueru ishte e saktë në dy gjuajtjet e lira 0.6 sekonda para fundit. Kina avancoi në çerekfinale të Olimpiadës duke e mposhtur Australinë 76:74 të premten mbrëma.
Kina udhëhoqi 61:50, 7.09 sekonda para fundit me pikët e shënuara nga Wang Siyu. Më pas, australianet u kthyen në lojë dhe Jenna O’Hea realizoi dy trepikësha për ta barazuar rezultatin në 74:74, 2.1 sekonda deri në fund të gjithë ballafaqimit.
Cayla George e faulloi Li-në dhe ajo i realizoi dy gjuajtjet e lira.
Wang ishte koshashënuesja më e mirë me 20 pikë ndërsa Li Yueru e përfundoi duelin me 12 pikë.
Te Australia më e dalluara ishte Ezi Magbegor me 15 pikë, kurse O’Hea pati 11 të tjera.
Kinezet që e kanë siguruar fazën e nokautit nga Grupi C, do të luajnë kundër Belgjikës të hënën, ndërsa Australia ballafaqohet me Puerto Ricon.