Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Kina fiton medaljen e katërt të artë në pingpong

Kina e ka fituar medaljen e katërt në pingpong në konkurrencën e meshkujve.

Të premten, kinezët me ekipin e përbërë nga Ma Long, Xu Xin dhe Fan Zhendong, dominuan përballë Gjermanisë në finale. Dyshja Xu dhe Ma, me lehtësi mposhtën ekipin e Gjermanisë të përbërë nga Patrick Franziska dhe Timo Boll, 3:0 në sete, 11:7, 11:3 dhe 11:9.

Fan Zhendong u desh që të rikthehej në lojë për ta mposhtur reprezentuesin e Gjermanisë, Dimitrij Ovtcharov. Ai fitoi 3:2 në sete, 3:11, 11:6, 9:11, 11:5 dhe 11:3. Ma Long më pas ia fitoi Kinës medaljen e katërt të artë rresht në ngjarjen që u mbajt për herën e parë në Pekin në vitin 2008.

Long fitoi përballë Timo Bollit 3:1 në sete, 11:5, 11:9, 11:13 dhe 11:7.

Medaljen e bronztë e fitoi ekipi i meshkujve të Japonisë që mposhti ata të Republikës së Koresë, 3:1.