Japonezja Yui Ohashi ka dominuar garën 400 metra not stil të përzier, duke e fituar të artën në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Ohashi 25-vjeçare ka ndalur dominimin e hungarezes Katinka Hosszu, e njohur si “Zonja e Hekurt”.
Hosszu kishte dominuar këtë disiplinë për tetë vjet.
Ohashi në finale përfundoi me kohë 4:32:08 minuta, ndërsa ishte 3.90 sekonda para Hosszus që doli e pesta.
Medaljen e argjendtë e fitoi amerikanja Emma Weyant, ndërsa të bronztën amerikanja tjetër Hali Flickinger.