Atletja gjermane Malaika Mihambo ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në kërcim së gjati.
Mihambo kërceu 7 metra, duke përfunduar për tri centimetra para amerikanes Brittney Reese që fitoi të argjendtën. Medalja e bronztë i takoi nigerianes Ese Brume, që po ashtu kërceu 6.97 metra.
Atletja serbe Ivana Spanoviq, që ishte ndër favoritet për të artën, mbeti pa medalje. Ajo doli e katërta me 6.91 metra.