Ekipi Olimpik i xhudos ka arritur në Tokio të Japonisë, të enjën, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.
Pesë xhudistët që do të paraqiten në Lojërat Olimpike, Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova dhe trajneri i tyre, Driton Kuka, janë pritur në aeroportin Heneda të Tokios nga i ngarkuari me punë i Ambasadës së Kosovës në Japoni, Arbër Mehmeti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkipi iu nënshtrua testit për Covid-19, me ç’rast të gjithë rezultuan negativë, siç kishin rezultuar negativë edhe në dy testet e bëra para nisjes.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, ka falënderuar Ambasadën e Kosovës në Japoni për pritjen dhe kujdesin ndaj ekipit të xhudos, të cilëve iu uroi fat dhe mbarësi gjatë përgatitjeve në Komunën e Sanjos.
Ekipi më 21 korrik transferohet në fshatin olimpik të sportistëve në Tokio.
Distria Krasniqi do të jetë sportistja e parë e Kosovës që do të paraqitet në gara. Krasniqi garon me 24 korrik në ora 04:00 të mëngjesit me kohën tonë.