Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Ekipi britanik dominon në çiklizëm në palestër

Ekipi britanik i përbërë nga Laura Kenny dhe Katie Archibald kanë dominuar në debutim të garës së çiklizmit në palestër në një Olimpiadë.

Ato lanë shumë prapa danezet dhe dyshen e komitetit olimpik të Rusisë për ta fituar medaljen e artë. Danimarka e mori të argjendtën derisa ruset të bronztën.

Në “Madison” apo garën e çiklizmit në ambient të mbyllur, dy garues janë në pistë por vetëm njëri ngasës konsiderohet garues.

Kjo ngjarje ka 120 xhiro, ndërsa pikët fitohen në përfundim të çdo 10 xhirove.