Dyshja çeke Barbora Krejcikova e Katerina Siniakova ka fituar medaljen e artë olimpike në Tokio në tenis në çifte në konkurrencë të femrave.
Çeket triumfuan ndaj zviceraneve Belinda Bençiq e Viktorija Golubiq me 2:0 në sete të dielën, 7:5, 6:1, në meçin final.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBençiqit i është mohuar rasti për të fituar medaljen e dytë të artë në “Tokio 2020”, pasi fitoi të artën në konkurrencë individuale të shtunën.
Krejcikova e Siniakova janë bërë çeket e para që kanë fituar të artën olimpike në tenis që nga viti 1988.
Jana Novotna, e cila vdiq në moshën 49-vjeçare nga kanceri në vitin 2017, ishte tenistja e fundit çeke që fitoi medalje olimpike. Kishte fituar të bronztën në “Atlanta 1996”.