Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tokio 2020

Atletet dërguan mesazh të fuqishëm nga Tokio 2020

Ato vendosën rekorde që të gjithë i panë se po vinin. Vendosën edhe rekorde që i kanë befasuar ekspertët.

Ato kanë vuajtur, kanë luftuar. Kanë folur për të vërtetën e tyre në mënyrën që nuk është dëgjuar më parë.

Përgjatë nëntë ditëve në stadiumin thuajse të zbrazët olimpik, sportistet e atletikës kanë ofruar shfaqje për ta mbajtur në mend, brenda dhe jashtë shtegut.

Allyson Felix, Sydney McLaughlin, Sifan Hassan, Raven Saunders, Elaine Thompson-Herah janë prej atleteve që lanë gjurmë në Tokio.

Atletika kishte nevojë për një nxitje të mirë, jo vetëm për shkak të shtyrjes njëvjeçare të Lojërave shkaku i virusit, por edhe për faktin se më i madh i sportit, Usain Bolt më nuk është pjesë e skenës.

Edhe Botërorët që për Kosovën kalojnë në heshtje Sporte të tjera 10 muaj më parë Botërorët që për Kosovën kalojnë në heshtje

Atletet kanë shfaqur shumë, jo me vallëzime që i bënte Bolt, por me një seri të performancave inspiruese dhe me porositë që kanë dëshmuar se zemra e sportit të tyre ende rrah fort.

Disa prej momenteve kulmore përfshijnë:

Hassan dhe udhëtimi i saj i paepur drejt tri medaljeve – dy të arta e një të bronztë – në tri prej garave më të gjata të vrapimit në shteg.

Ajo filloi me të artë në 5000 metra vrapim, ndërsa u kthye me të bronztë në 1500 metra. Hassan, që përfaqëson Holandën, e mbylli shfaqjen të shtunën me medaljen e artë në 10 mijë metra vrapim. Ajo ishte aq e rraskapitur dhe gara ishte aq e vështirë, sa që pranoi se nuk e ka parë vijën e finishit.

“Jam shumë e lumtur”, ka thënë Sifan Hassan pas garës së jashtëzakonshme. Ajo bëri gjashtë gara gjatë tetë netëve, duke kaluar 65 rrathë dhe 24 kilometra.

“Jam e lehtësuar. Kam mbaruar. Mund të fle”, ka shtuar atletja e jashtëzakonshme.

Sydney McLaughlin e SHBA-së pati njërën prej garave më të mira në atletikë në Tokio 2020. Në 400 metra me pengesa ajo kishte konkurrencë nga Dalilah Muhammad, një tjetër atlete e SHBA-së.

Ishte një garë që pritej më vëmendje dhe që doli të jetë e nivelit të lartë. McLaughlin vendosi rekord me kohë prej 51.46 sekonda. Rezultat impresiv kishte edhe Muhammad që fitoi të argjendtën me kohë prej 51.58 sekonda. Edhe rezultati i saj ishte për rekord.

“Mendoj se jemi dy atlete që duam të arrijmë më të mirën e mundshme. Dhe e dimë që është një tjetër vajzë e shkëlqyeshme atje që na ndihmon të arrijmë në majë”, ka thënë McLaughlin.

Edhe McLaughlin-Levrone shkruan historinë në Botërorin e Tokios Futboll 10 muaj më parë McLaughlin-Levrone shkruan historinë në Botërorin e Tokios

Sprinteret po e rrisnin formën para Tokios dhe nuk ishte befasi që ritmi vazhdoi edhe në Lojërat Olimpike.

Derisa para Lojërave vëmendja ishte te Shelly-Ann Fraser-Pryce e Xhamajkës për 100 metra dhe Gabby Thomas e SHBA-së në 200 metra, ishte Elaine Thompson-Herah që shkëlqeu në skenën e madhe.

Ajo ka nisur ngadalë edicionin për shkak të një lëndimi, por në Tokio fitoi të artën në 100 e 200 metra.

Ajo vrapoi 200 metra për 21:53 sekonda, ndërsa vendosi rekord olimpik në 100 metra me kohë prej 10:61 sekonda. Por rekordet botërore të ikonë Florence Griffith Joyner qëndrojnë ende. Ajo ka kohë prej 10.49 sekonda në 100 metra dhe 21:34 sekonda në 200 metra.

“Pasi të përfundojnë Lojërat do ta kuptoj se çka kam arritur”, ka Thompson-Herah. 29-vjeçarja ka lënë të kuptohet se do të kthehet në skenën olimpike.

Tregimi i Raven Saunders ishte inspirues për të gjithë ata që janë anashkaluar apo janë lënë prapa.

Por është Allison Felix që ka përmbyllur çdo gjë me shkëlqim.

Në moshën 35-vjeçare ajo ka njoftuar se i jep fund karrierës, por jo pa bërë atë që bën më së miri – të fitojë medalje.

Medalja e bronztë në 400 metra dhe e arta në 4x400 metra dërguan numrin e medaljeve olimpike të Felixit në njëmbëdhjetë. Vetëm Paavo Nurmi i Finlandës ka fituar më shumë medalje në atletikë, dymbëdhjetë në mes të vitit 1920 e 1928.

Edhe Vrapimi i maratonës në javën e 22-të të shtatzënisë Sporte të tjera 3 muaj më parë Vrapimi i maratonës në javën e 22-të të shtatzënisë

Felix jep shumë më tepër se vetëm performancë në shteg. Që kur është bërë nënë në vitin 2018, ajo është shndërruar në njërën prej më të zëshmeve për të drejtat e sportisteve.

Amerikania e ka përmbyllur misionin, ndërsa mbetet të shihet kush do të dalë në skenë në vend të Felixit. Tokio 2020 ka dhënë shumë emra premtues.