Akil Gjakova i është afruar medaljes, por megjithatë nuk e ka arritur atë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Akili garoi të hënën në kategorinë deri 73 kilogramë, ndërsa arriti deri në çerekfinale ku u mposht. Rastin e kishte përmes repesazhit, ku zhvilloi luftë shumë të fortë me Rustam Orujovin e Azerbajxhanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLufta shkoi në kohën shtesë, ndërsa gjatë një aksion ku të dy xhudistët e kërkonin hedhjen, më i suksesshëm ishte Orujovi.
Për Akilin është Olimpiada e parë, ndërsa paraqitja e tij ishte me shumë dinjitet. Ai arriti tri fitore para se të pësonte dy humbje. Ka zënë vendin e shtatë.