Tokio 2020

Indiani Chopra i artë në hedhjen e shtizës

Atleti nga India, Neeraj Chopra e ka fituar medaljen e artë te meshkujt në hedhjen e shtizës.

Chopra e siguroi të artën në Lojërat Olimpike të Tokios, pasi e hodhi shtizën 87.58 metra, duke lënë pas vetes dyshen nga Çekia, Jakub Vadlejch e Vitezslav Vesely.

Vadlejch e fitoi të argjendtën, pasi e hodhi shtizën 87.67 metra ndërsa Vesely e mori të bronztën me 85.44 metra.