Me gjithë shiun në Tokio, ishte gjithçka me diell dhe festive për norvegjezët Ander Moil e Christian Sorum, pasi mposhtën dyshen ruse Viacheslav Krasilnikov dhe Oleg Sotyanovskiy në finalen interesante të volejbollit në rërë në Lojërat Olimpike.
Finalja u zhvillua të shtunën në Shiozake Park.
Derisa ekipi i Komitetit Olimpik të Rusisë kishte epërsi të lehtë në setin e parë, bllokimet e Molit dhe asat e Sorumit e ndihmuan Norvegjinë të kalojë rusët dhe të fitoi setin e parë me 21:17.
Seti i dytë ishte po ashtu shumë i fortë. Por disa gabime të volejbollistëve rusë kushtuan dhe norvegjezët fituan me 21:18 për të siguruar medaljen e parë olimpike për vendin në volejboll në rërë.
“Ne e njohim këtë ekip shumë mirë dhe kemi dashur të shërbejmë te Krasilnikov pasi kemi luajtur mirë ndaj tij në të kaluarën. Ata kanë shërbyer fuqishëm në fillim, ashtu si zakonisht. Por e kemi ditur se nëse gjejmë ritmin, do të marrim disa pikë përmes bllokur”, ka thënë Sorum.
“Ishte ndjenjë e mahnitshme të luajmë në këtë nivel në finalen olimpike”, ka shtuar ai.
Mol, nëna e të cilit garoi në Atlanta 1996 në volejboll në rërë, nuk ka mundur të besoj që jo vetëm kja shkruar histori për Norvegjinë, por ka kaluar sukseset e nënës së tij.
“Unë gjithnjë kam ëndërruar ta mposht nënën në Lojërat Olimpike. Ajo zuri vendin e nëntë. Isha shumë i lumtur kur arritëm në çerekfinale, pasi po bënim histori duke përfunduar të paktën në vendin e pestë”, ka thënë Mol.
Ishte medalja e tretë e artë e Norvegjisë në Lojërat e Tokios.