Tokio 2020

Basketboll, Franca eliminon Slloveninë në gjysmëfinale

Basketbollistët e Francës janë kualifikuar në finale të Lojërave Olimpike. Në ndeshjen gjysmëfinale, Franca e ka mposhtur Slloveninë.

Dueli i luajtur të enjten në Saitama, është mbyllur me rezultatin e ngushtë 90:89 në të mirë të Francës. Për Slloveninë, kjo është humbja e parë në Tokio pas katër fitoreve rresht. Nando de Colo me 25 pikë dhe Evan Furnier me 23 sosh, ishin më të dalluarit dhe më të merituarit për kalimin e Francës në finale.

Franca në finale, do të përballet me SHBA-në, ekip që e mposhti në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Olimpiadë. Te Sllovenia, më i dalluari ishte Mike Tobey me 23 pikë, i përcjellë nga Klemen Prepeliq (17) e Luka Donçiq (16), por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen.

Në ndeshjen për medaljen e bronztë, Sllovenia do të përballet me Australinë.