Tokio 2020

Xhamajkani Parchment fiton të artën në 110 metra me pengesa

Sprinteri xhamajkan Hansle Parchment ka fituar medaljen e artë olimpike në 110 metra me pengesa të enjten në Tokio.

Parchment në finale vrapoi për 13.04 sekonda, duke lënë prapa amerikanin Grant Holloway që fitoi të argjendtën (13.09) dhe xhamajkanin Ronald Levy (13.10) të bronztën.

Për 31-vjeçarin është medalja e dytë olimpike, pasi kishte fituar të bronztën në “Londra 2012”.