Tokio 2020

De Grasse më në fund e fitoi të artën që ia mohoi Bolti para pesë vjetësh

Foto: AP
 

Në fund të fundit, ndoshta ylli i ardhshëm i sprintit në botë nuk ishte aq i vështirë për t’u gjetur. Ai është Andre De Grasse, kanadezi i cili vrapoi sprintin e tij të parë si adoleshent me pantallona të shkurtra, të gjera basketbolli që i mori hua. Ndërsa tani ai ka një medalje të artë olimpike në 200 metra vrapim. De Grasse la pas vetes amerikanët - Kenny Bednarek dhe favoritin Noah Lyles - për të përfunduar garën për 19.62 sekonda të mërkurën dhe për të marrë një nga titujt që Usain Bolt e kishte në pronësi për tri Olimpiadat e fundit. Ky sukses në Tokio është shumë domethënës për 26-vjeçarin, pasi plotëson një koleksion medaljesh në të cilin i mungonte vetëm e arta. De Grasse fitoi të bronztën katër ditë më parë në 100 metra, të cilën e mori në të njëjtën ngjarje edhe para pesë vjetësh në Rio.

“Është hera e parë që jam ndier kaq emocionues në shteg”, pranoi De Grasse. “Gjithmonë kam menduar se nuk mund ta fitoja të artën, pasi kam fituar vazhdimisht të argjendtën dhe të bronztën. Mirëpo tani ndihem shumë i lumtur me këtë medalje të artë, të cilën askush nuk mund të ma largoj”.