Përfaqësueset e Suedisë dhe Kanadasë (futboll) kanë kërkuar që ndeshja për medalje të artë në Tokio të premten, të ketë ndryshim të orarit për shkak të temperaturave të larta. Ky ballafaqim është paraparë të zhvillohet në orën 11:00 në “Olympic Stadium”, aty ku mbahen edhe garat e atletikës.
Temperaturat pritet të jenë më të larta se 30 gradë Celsius, me lagështi të madhe. Kjo finale kujton takimin për medalje të artë ndërmjet Argjentinës dhe Nigerisë në Lojërat Olimpike Pekini itin 2008. Ndeshja u zhvillua në mesditë në “Bird’s Nest”, me temperaturat që arrinin deri në 37 gradë Celsius.
Përzgjedhësja e Suedisë, Marika Domanski Lyfors, ka thënë se ka kërkuar nga FIFA ndryshimin e orarit. Federata e Futbollit e Suedisë po ashtu e ka kontaktuar Komitetin Olimpik Ndërkombëtar.
Edhe Kanadaja e ka përkrahur këtë kërkesë. FIFA ende nuk është përgjigjur.