Tokio 2020

Gega përfundon e 13-ta në “Tokio 2020”

Atletja shqiptare Luiza Gega ka përfunduar në pozitën e 13-të në garën finale të vrapimit 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Gega e përfundoi sot garën finale me kohë 9:34.10 minuta, ndërsa ishte për 33 minuta prapa fitueses, ugandases Peruth Chemutai, që vendosi rekord nacional me kohë 9:01.45. Medaljen e argjendtë e fitoi amerikanja Courtney Frerichs, ndërsa të bronztën kenianja Hyvin Kiyeng.

Gega kishte vështirësi të përballonte ritmin e shpejtë të garës. Ajo në fund la prapa vetes tri garuese, amerikanen Emma Coburn, spanjollen Carolina Robles e australianen Genevieve Gregson.

Shqipëria vazhdon të mbetet ndër vendet që ende nuk ka fituar medalje olimpike. Peshëngritësi Briken Calja iu afrua medaljes në Tokio, por doli i 4-i, duke pasur vetëm një kilogram dallim me vendin e tretë.