Tokio 2020

Karateistja ruse përjashtohet nga Olimpiada për shkak të koronavirusit

 

Një karateiste ruse është përjashtuar nga Lojërat Olimpike të Tokios, pasi rezultoi pozitive në testin për koronavirus. Federata Ruse e Karatesëm, ka thënë se Anna Chernysheva nuk do të jetë në gjendje të garojë dhe se testi i saj pozitiv u konfirmua nga një test i dytë.

19-vjeçarja ishte karateistja e vetme e ekipit të Komitetit Olimpik Rus në Olimpiadë. Ajo duhej të garonte të enjten në kategorinë deri 55 kilogramë në kumitë, në ditën e parë të garave të karatesë në Tokio. Organizatorët e Olimpiadës, gjithashtu thonë se peshëngritësi algjerian Walid Bidani është tërhequr nga garat e meshkujve në kategorinë mbi 109 kilogramë të mërkurën “për shkak të gjendjes shëndetësore që kërkon që ai t'i nënshtrohet karantinës”.