Tokio 2020

Atletja bjelloruse largohet nga Japonia

Atletja bjelloruse Krystina Timanovskaya është larguar nga Tokio në orët e hershme të së mërkurës.

Ajo është nisur për në Vjenë, njofton BBC. Bjellorusja 24-vjeçare kishte refuzuar të largohej nga Tokio, pasi ekipi bjellorus deshi pa dëshirën e saj ta ngjiste në aeroplan e ta kthente në shtëpi për shkak të kritikave që pati ndaj skuadrës.

Krystina ka thënë se në Bjellorusi e priste ndëshkimi, ndërsa ajo pritet të largohet në një vend të Evropës.

Ajo ishte pritur të udhëtonte në Varshavë, pasi Polonia i kishte ofruar vizë humanitare, por ndryshoi destinacionin në moment të fundit, tha një zyrtar i aeroportit.