Kubani Arlen Lopez ka fituar medaljen e artë olimpike në “Tokio 2020” në kategorinë gjysmë të rëndë në boks.
Lopez në finale e mposhti britanikun Benjamin Whittaker 4:1 me vendim të gjyqtarëve.
Për të është medalja e dytë e artë olimpike. Ai në “Rio 2016” kishte fituar të artën në kategorinë e mesme.
Lopez 28-vjeçar gjatë karrierës ka fituar edhe një herë titullin e botës.
Ndërkohë në kategorinë super të rëndë në boks në finale do të përballen uzbeku Bakhodir Jalolov e amerikani Richard Torrez Jr.
Jalolov në gjysmëfinale e mposhti britanikun Frazer Clarke, ndërsa Torrez triumfoi ndaj kazakut Kamshybek Kunkabayev.
Në Botërorin 2019 në Rusi, Jalolov kishte mposhtur Torrezin me nokaut të rëndë në raundin e parë. Kjo kishte ngjallë kritika, pasi Jalolov është boksier profesionist.
Në boks profesionist i ka fituar tetë meçe me nokaut.