Tokio 2020

Suedezi Duplantis fiton të artën në kërcim me purtekë

Suedzi Armand “Mondo” Duplantis ka konfirmuar statusin e tij si garuesi më i mirë në botë në kërcim me purtekë, duke fituar të artën në Lojërat Olimpike të Tokios.

Duplantis arriti lartësinë prej 6.02 metra në Stadiumin Nacional në Tokio. 21-vjeçari ishte i vetmi që kaloi lartësinë e gjashtë metrave, ndërsa iu afrua në një centimetër rekordit olimpik që braziliani Thiago Braz e kishte vendosur në Rio 2016. Duplantis kërkoi që shtanga të vendosej një centimeër më lartë se rekordi botëror që e kishte vendosur ai në Glasgoë në vitin 2020.

Ai iu afrua lartësisë, por megjithatë dështoi në tentimin prej 6.19 metra. Duplantis ka qenë në formë superiore në dy vjetët e fundit, ndërsa e mban rekordin me 6.18 metra. Christopher Nilsen arriti rezultatin më të mirë në karrierë për të fituar medaljen e argjendtë.

Amerikani kishte kërcimin më të mirë prej 5.97 metra. Kampioni nga Rio 2016, Thiago Braz fitoi të bronztën me rezultat 5.87 metra.