Tokio 2020

Boksieri kuban fiton të artën në Tokio

Foto: AP
 

Boksieri nga Kuba, Roniel Iglesias e ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e Tokios, pasi e ka mposhtur në finalen e peshës velter, britanikun Pat McCormack.

Për Iglesiasin 32-vjeçar, kjo është medalja e dytë e artë olimpike dhe e treta në total. Ai pati fituar të artën edhe në LO “Londra 2012” dhe të bronztën në Pekin. Aidan Walsh i Irlandës dhe rusi Andrei Zamokovoy, kanë fituar medaljen e bronztë.