Tokio 2020

India befason Australinë në hokej

India në konkurrencën e grave në hokej në bari ka bërë befasinë më të madhe në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” duke e mposhtur Australinë me rezultatin 1:0.

Me këtë fitore India është kualifikuar në gjysmëfinale për herë të parë në histori të turneut olimpik të hokejit në bari.

Gurjit Kaur shënoi në minutën e 22-të nga goditja e penalltisë për t'i dhënë Indisë epërsinë kundër kampioneve të trefishta

India arriti të mbrohet mirë për të marrë fitore të madhe në këtë takim.

Australia renditet në vendin e dytë në botë.