Tokio 2020

Mundësit kubanë dominojnë në stilin greko-roman

Descriptive Text

Mundësi nga Kuba, Mijain Lopez është bërë njeriu i dytë që ka fituar katër medalje të arta olimpike në mundje, pasi në finale të hënën e mposhti gjeorgjianin Uakobi Kajaia 5:0 në stilin greko-roman deri në 130 kilogramë.

38-vjeçari i bashkohet japonezit Kaori Icho si mundësi i vetëm që ka fituar katër medalje të arta në Lojërat Olimpike. Icho kishte fituar në stil të lirë në vitin 2004, 2008, 2012 dhe 2016. Ndërkohë, Lopez para triumfit në Tokio, kishte fituar medalje të artë në vitin 2008, 2012 dhe 2016.

Për Kubën, kjo ishte medalja e dytë e artë në Tokio në mundje, pasi edhe Luis Orta Sanchez e mposhti në finale Kenichiro Fumitan e Japonisë 5:1 në stilin greko-roman deri në 60 kilogramë.