Tokio 2020

Hassan rrëzohet, por fiton garën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të 1500 metrave

 

Synimi i atletes holandeze Sifan Hassan për “tripletë” në garat e vrapimit në distancë në Lojërat Olimpike pothuajse dështoi kur kampionia botërore u përplas me një vrapuese tjetër dhe u rrëzua në baterinë e 1500 metrave.

Megjithatë, Hassan u ngrit dhe arriti ta fitoj garën për t’u kualifikuar në gjysmëfinale duke përfunduar me kohë prej katër minutave e 5.17 sekondave.