Atletja amerikane Raven Saunders ka rrezikuar dënimin, pasi është bërë e para që ka protestuar në podium në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Saunders 25-vjeçare, që garon në hedhje të gjyles dhe e ka nofkën “Hulk”, ka kryqëzuar duart e saj në formë “X” gjatë ceremonisë së medaljes të dielën, pasi fitoi të argjendtën në Tokio.
Mediumet amerikane kanë raportuar se Saunders, që është afro-amerikane dhe po ashtu përkrahëse e të drejtave të komunitetit LGBTQ, kanë thënë se gjesti i saj ishte u bë në shenjë solidariteti për “personat e shtypur”.
Pasi fitoi medaljen e argjendtë, Saunders tha se dëshiron të përfaqësojë “të gjithë njerëzit nëpër botë që po luftojnë dhe nuk kanë platformë për të folur haptazi për veten”.
Protestimi i Saundersit është testi i parë i rregullave të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që ndalojnë protestat e çfarëdolloji në podium në Lojërat Olimpike.