Tokio 2020

Dy medalistë të artë olimpikë në Tokio në kërcim së larti

Mutaz Barshim i Katarit dhe Gianmarco Tamberi i Italisë kanë ndarë medaljen e artë olimpike në Tokio në kërcim së larti.

Të gjithë kishin kaluar në tentimin e parë deri në lartësi 2.37 metra, para se të dështonin në të tri tentimet në 2.39 metra, që do të ishte rekord olimpik.

Barshim 30-vjeçar kishte fituar të artën olimpike në “Rio 2016” dhe ishte në podium edhe në “Londër 2012”. Ai fitoi të artën në Botërorin 2019 në Katar.

Tamberi është ish-kampion bote në palestër.

Medaljen e bronztë e fitoi bjellorusi Maksim Nedasekau. Ai po ashtu kaloi lartësinë 2.37 metra, që është rekord nacional.