Tokio 2020

Zelandezja Adams futet në histori, fiton medalje në katër Olimpiada

Valerie Adams nga Zelanda e Re është bërë atletja e parë që ka fituar medalje në katër edicione të Lojërave Olimpike në një disiplinë të vetme, pasi sot ajo fitoi të bronztën në hedhje të gjyles në “Tokio 2020”.

36-vjeçarja ishte kampione olimpike në hedhje të gjyles në “Pekin 2008” dhe “Londra 2012”, ndërsa fitoi të argjendtën në “Rio 2016”.

Adams është bërë edhe atletja e parë që ka garuar në finale olimpike në hedhje të gjyles në pesë edicione të Lojërave Olimpike. Adams fitoi të bronztën në Tokio me hedhje 19.62 metra

Medaljen e artë në “Tokio 2020” e fitoi Gong Lijiao e Kinës me hedhje 20.58 metra, ndërsa të argjendtën Raven Saunders me 19.79 metra.

“Unë thjeshtë shpresoj të vazhdojë të inspirojë atletet nëpër botë. Nëse dëshiron të kesh fëmijë dhe më pas synon të kthehet e të jesh në majë të botës, atëherë mund të bësh këtë”, ka thënë Adams, që bëri rikthim të jashtëzakonshëm pasi lindi të birin në vitin 2019, raporton BBC.