Tokio 2020

Franca pa problem ndaj Iranit

Përfaqësuesja e Francës në konkurrencën e meshkujve në basketboll ka kaluar në çerekfinale të turneut olimpik.

“Gjelat” mposhtën pa problem Iranin 79:62 për ta mbyllur fazën e grupeve si lider me gjashtë pikë pas tri ndeshjeve pa humbje.

Francezët që të sigurt e kishin kualifikimin në çerekfinale në këtë ndeshje luajtën me lojtarë të cilët kryesisht kanë minutazh më pak.

Të udhëhequr nga Thomas Heurtel dhe Nando De Colo, francezët shënuan fitore të lehtë.

Heurtel ndeshjen e mbylli me 16 pikë e tri kërcime i ndihmuar edhe nga De Colo me 11 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.