Tenisti Novak Gjokoviq do t'i përfundojë Lojërat Olimpike pa medalje, pasi u tërhoq në ndeshjen e fundit për medalje të bronztë. Sipas Federatës Ndërkombëtare të Tenisit, numri një në botë u tërhoq për shkak të një lëndimi në shpatullën e majtë.
Gjokoviqi u mposht nga Aleksandër Zverev në gjysmëfinalen e vetme të premten, duke i dhënë fund shanseve të tij për të fituar Golden Slam.
Në Tokio 2020 Gjokoviqi pësoi dy humbje radhazi. Pablo Carreño Busta dhe Gjokoviqi shkuan në setin e tretë, derisa ky i fundit pasi humbni një pikë në këtë set, i nervozuar hodhi raketën e tij në tribuna. Pas saj, i nervozuar u pa edhe më vonë, ku hodhi raketën në fushë.