Ekipi i përzier Olimpik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në garat me stafetë është pranuar sërish për gara, ani pse ishte diskualifikuar. Amerikanët do të garojnë të shtunën në finale.
Ekipi ishte i diskualifikuar për një dhurim jo të duhur të stafetës sipas zyrtarëve të garës. Sipas tyre, gabimi ishte bërë ndërmjet Lynna Irbyt dhe Elija Godwin.
Skuadra e Amerikës ka apeluar menjëherë dhe është kthyer sërish në gara, teksa është vendosur direkt në finale.
Ky vendim i jep rastin Allyson Felixit që ta fitojë medaljen e 10-të Olimpike. Aktualisht ka numër të njëjtë të medaljeve me garuesen nga Xhamajka, Marlene Ottey.
Felixi garoi për Amerikën dhe e fitoi të artën në Kampionatin Botëror para dy vjetësh, kur edhe debutoi.