Tokio 2020

Calja i afrohet medaljes olimpike, dështon për një kilogram

 

Ndonëse ishte i treti në grupin A, pra grupin më të fortë, Briken Calja dështoi të fitoi medalje për Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Calja ka garuar të mërkurën mbrëma në peshëngritje, në kategorinë deri 73 kilogramë. Ai ka ngritur gjithsej 341 kilogramë. Për një kilogram ka mbetur pa medalje.

Medaljen e bronztë e ka fituar Rahmat Erëin Abdullah i Indonezisë që ka garuar në grupin B, paradite. Ai kishte rezultat të përgjithshëm prej 342 kilogramë. Kampion u shpall kinezi Shi Zhiyong që ka shkëlqyer. Ai fillimisht vendosi rekord olimpik në njërin stil. Më pas me 364 kilogramë, vendosi rekord botëror dhe olimpik në total. I dyti ishte Julio Mayra i Venezuelës me 346 kilogramë.