Tokio 2020

Bregu i Fildishtë eliminon Gjermaninë nga turneu olimpik i futbollit

 

Tentimi i Gjermanisë për ta fituar medaljen e parë të artë olimpike në turneun e futbollit në konkurrencën e meshkujve, mori fund të mërkurën.

Gjermania barazoi 1:1 kundër Bregut të Fildishtë në ndeshjen e fundit të Grupit D, për të përfunduar e treta me katër pikë dhe për t’u eliminuar nga Lojërat Olimpike. Ndërkohë, Bregu i Fildishtë avancoi në çerekfinale si i dyti në grup me pesë pikë të mbledhura, dy më pak se Brazili që doli i pari.