Tokio 2020

Estonia fiton medalje të artë pas 13 vjetësh

Estonia e ka fituar medaljen e saj të parë olimpike pas 13 vjetësh, pasi Katrina Lehis fitoi ngushtë 36-32 ndaj garueses nga Korea e Jugut në finale të skermës.

Fituesja e medaljes së bronztë në konkurrencën individuale ishte kundër garues të ranguar e dyta Choi Injeong në duelin e fundit ku rezultati ishte i barabartë dhe fitoi 10-6 për ta fituar medaljen e artë.

Medaljen e fundit të artë Estonia e fitoi në Lojërat Olimpike të mbajtura në vitin 2008. Medaljen e artë në hedhje të diskut e pati fituar Gerd Kanter.