Tokio 2020

Brahimi përgëzon Donjetën: Mund të arrijë te medalja olimpike në “Paris 2024”

Trajneri i boksit Besim Brahimi ka përgëzuar boksieren kosovare Donjeta Sadiku për paraqitjen e treguar sot në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Sadiku pësoi me vendim unanim në luftën e parë nga britanikja Caroline Dubois, që vlerësohet favorite për të fituar të artën.

“E përgëzon Donjeta Sadikun për përfaqësimin dinjitoz që bëri sot në Lojërat Olimpike. Bëri luftë shumë të mirë, por fati nuk ishte në anën tonë, edhe pse ishte e lënduar. Por Donjeta nëse punon dhe nuk ndalet në Paris më 2024 do t’i sjellë medalje boksit kosovar”, ka shkruar Brahimi në Facebook.