Tokio 2020

Nora Gjakova vlerësohet nga IJF-ja për korrektësinë: Ju prezantuat më së miri vlerat e xhudos

 

Tokio, 27 korrik – Nora Gjakova vazhdon të marrë shumë vlerësime e urime për titullin e kampiones olimpike. Ajo të hënën fitoi medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë në xhudo. Në finale, Nora fitoi ndaj francezes Sarah Leonie Cysique.

Në fakt, francezja u diskualifikua për teknikë të palejuar dhe Nora fitoi me “Ippon”.