Tokio 2020

Gjakova: Majlinda shtroi rrugën për të gjithë ne

Foto: Komiteti Olimpik i Kosovës
 

Nora Gjakova thotë se medalja e saj e artë olimpike nuk do të ishte e mundur pa Majlinda Kelmendin.

Gjakova sot fitoi të artën olimpike në “Tokio 2020”, në kategorinë deri 57 kilogramë në xhudo. Për Kosovën është medalja e tretë e artë olimpike në përgjithësi dhe e dyta në Tokio.