Boksierja nga Britania, Caroline Dubois ka thënë se e ka përballë një kundërshtare të fortë në meçin e parë të kategorisë deri 60 kilogramë në Lojërat Olimpike të Tokios.
Dubois në raundin e parë të kategorisë së saj, do të përballet me boksieren nga Kosova, Donjeta Sadikun.
Mirëpo, Dubois është e bindur jo vetëm në fitoren ndaj Sadikut, por edhe rrëmbimin e medaljes së artë olimpike. Meçi mes Duboisit dhe Sadikut, do të zhvillohet të martën.
“Shumë njerëz mendojnë se kam një meç të lehtë të martën. Donjeta Sadiku është një boksiere nga Kosova shumë e talentuar. Është më e vjetër se unë dhe ka më shumë përvojë. Në letër të gjithë mund të mendojnë se kjo luftë është tashmë e përfunduar, por ata po gabojnë”, është shprehur Dubois.
“Unë po mendoj vetëm për ta mposhtur Donjeta Sadikun të martën. Ky është fokusi im i vetëm, pasi dua ta fitoj medaljen e artë”.