Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka rrëfyer për KTV-në se kampionja olimpike Majlinda Kelmendi kishte kërkuar në janar që të tërhiqet nga sporti, por ai nuk e kishte lejuar pasi nuk donte të prishte konceptin e ekipit.
“Majlinda i ka mbërri të gjitha në sport, arsyeja pse kam dashur që Majlinda të garojë është pikërisht ekipi. Majlinda e ka shpreh dëshirën në janar që të përfundojë karrierën. Isha kundër, pasi nuk doja të prishja konceptin e ekipit, pesë vjet përgatitje. Po shihet rezultati. E arta e sotme është e jashtëzakonshme”, tha Kuka për KTV-në.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDriton Kuka flet pas triumfit të Nora Gjakovës
Posted by Koha.net on Monday, July 26, 2021