Tokio 2020

Pensionohet pas Olimpiadës së tetë në karrierë

Descriptive Text

Pothuajse pas 30-vitesh kur bëri debutimin e saj olimpik, Oksana Chusovitina, i ka dhënë fund karrierës në gjimnastikë. Chusovitina, paraqitja e saj e parë në një Olimpiadë e bëri në Barcelonë në 1992.

46-vjeçarja ka njoftuar se është pensionuar pas përfundimit të aventurës në Lojërat Olimpike në Tokio.

Por përkundër kësaj 46-vjeçarja është shprehur krenare për të arriturat gjatë karrierës së saj.

“Jam shumë krenar krenare dhe e lumtur. Këto janë lot lumturie pasi shumë njerëz më kanë mbështetur për një kohë të gjatë”, deklaroi Chusovitina,.

Gjatë karrierës së gjatë, Chusovitina ka fituar 11 medalje të Kampionatit Botëror, duke përfshirë katër të arta.