Tokio 2020

Medalja e parë në Tokio 2020 për kinezen Yang

Garuesja e Kinës, Yang Qian ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Të shtunën në ditën e parë të garave, Yang Qian fitoi të artën në qitje, në disiplinën 10 metra pushkë ajrore.

Ajo la prapa rusen Anastasiia Galashina.

Qian arriti rezultat prej 251.8 pikë, që është rekord olimpik. Si fituesja e parë e Lojërave të Tokios, medaljen Yang e mori nga presidenti i IOC-së, Thomas Bach.

“Është e pabesueshme që mund të jam këtu. Kam qenë vërtetë nervoze. Gara ishte shumë e fortë, por jam shumë e lumtur që kam mundur të fitojë. Jam shumë e lumtur që kjo medalje e artë është dhuratë për vendin tim. Jam shumë krenare”, ka thënë Yang.