Tokio 2020

Fishekzjarrët ndriçojnë qiellin e stadiumit kombëtar të Japonisë

Fishekzjarrët ndriçuan qiellin mbi Stadiumin Kombëtar të Japonisë në Tokio ndërsa ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike mbaroi të premten mbrëma.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike që u shtynë për një vit shkaku i pandemisë së koronavirusit, u mbajt pa spektatorë si një masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, megjithëse disa personalitete dhe mysafirë të ftuar ishin të pranishëm, përfshirë zonjën e parë të SHBA-së, Jill Biden.

Sportistët kryesisht me maska i valëvitnin flamujt me entuziazëm para mijëra vendeve bosh dhe para nëe botë të uritur për t'i parë ata nëpërmjet televizorit duke garuar.

Disa sportistë marshuan të distancuar nga shoqëria, ndërsa të tjerët të grumbulluar në mënyra krejtësisht të kundërta me shpresat e organizatorëve.

Ekipi olimpik i Çekisë, parakaloi në ceremoninë hapëse së bashku me vendet tjera pjesëmarrëse edhe pse delegacioni i tij që nga mbërritja në Tokio ka pasur disa raste pozitive me koronavirus.

Spektatorët janë ndaluar nga të gjitha vendet në zonën e Tokios, me audiencë të kufizuar që lejohet në disa vende periferike, në një hap të ndërmarrë nga autoritetet në përpjekje për të frenuar përhapjen e virusit.

Rreth 23 për qind e popullsisë së Japonisë prej më shumë se 120 milionë është vaksinuar plotësisht, një numër që është rritur që nga muaji maj, por është ende shumë larg numrit ku qeveria kishte shpresuar të ishte para Lojërave Olimpike.