Tokio 2020

Edhe dy sportistë të Fshatit Olimpik dalin pozitivë për COVID-19

 

Dy sportistë ishin në mesin e katër banorëve të Fshatit Olimpik që u shtuan të enjten në listën e njerëzve të akredituar për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që kanë dalë pozitivë për COVID-19 këtë muaj, duke e çuar numrin e të infektuarve në 91.

Skateboarderi i Holandës, Candy Jacobs, dhe pingpongisti i Çekisë, Pavel Sirucek, rezultuan pozitivë në testet për koronavirus dhe u detyruan të largohen nga Fshati Olimpik për t’u karantinuar në një hotel.