Avokati Yll Zekaj, në emisionin “Tempus” në KTV tha se në seancën e sotme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), prokurori special shpesh binte në kundërshtim me veten.
Sipas tij, prokurori në rrethana të caktuara e ka paraqitur UÇK-në sikurse të ketë pasur një kontroll efektiv e pastaj duke deklaruar se nuk ka qenë një ushtri e rregullt.
“Do të thotë, këta katër persona sot u akuzuan për të gjitha të bërat dhe të pabërat në kohën e luftës në Kosovë dhe si në aspektin individual ashtu edhe në aspektin e hierarkisë, që kjo do të jetë e vështirë dhe e pamundshme të provohet nga ana e Prokurorisë, për arsye se është e pamundshme që këta persona, shpeshherë prokurori dilte në kundërshtim me vetveten, në rrethana të caktuara duke paraqitur që ka pasur një kontroll efektiv, pastaj duke deklaruar që nuk ka qenë ushtri e rregullt, e deri në atë masën që këta kanë kryer sulme individuale në stacione të policisë. Sikur të kishin atë pushtet, atë organizim, atë komandë të tyre pse do të duhej të merreshin me sulme individuale, kur e kishin kontrollin efektiv sipas Prokurorisë në tërë territorin e Kosovës në atë kohë”, është shprehur Zekaj.
-
Mishetiq: Ka kontradikta themelore në deklaratat e Prokurorisë
-
Rubin: Gjyqtarët e Speciales ishin të anshëm, dukej sikur tashmë kishin vendosur kundër Thaçit
-
Covey: S’kam pasur pasqyrë të plotë se kush ishte përgjegjës nga UÇK-ja për një rajon të caktuar
-
Ish-udhëheqësit e UÇK-së letër trupit gjykues: Ruajeni paanshmërinë
-
Sopi: UÇK-ja s’ishte ushtri e rregullt, LDK-në s’e kishim kundërshtare