E përditësuar - 21:37 - Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se kamerat e sigurisë janë të nevojshme për parandalimin dhe zbulimin e kriminalitetit.
“Definitivisht se po, është shumë e nevojshme për shoqërinë tonë, për shtetin tonë, që të jenë këto kamera nëpër vende të ndryshme dhe kjo për disa arsye, e para në kuptim të parandalimit të kriminaliteti dhe e dyta në rastet kur ndodh kriminaliteti është më lehtë të provohet nëse i kemi kamerat e sigurisë”, ka deklaruar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.
Sipas tij, duke marrë parasysh epokën ku jemi dhe se sa ka avancuar teknologjia në kuptim të pajisjeve që përdoren për video-incizim, është një mundësi e artë që duhet të aplikohet.
“Dhe tash parimisht ne e dimë se në rastet e procedurave të ndryshme penale në momentin kur ka një video-incizim pothuajse pak janë të rëndësishme: dëshmitarët, provat e tjera, e kështu me radhë, do të thotë ato janë kryesisht diçka mbështetëse, mirëpo pothuajse është provë shumë e fuqishme materiale nëse ka një video-incizim”, ka theksuar Shala.
Po ashtu, ai ka thënë se fatkeqësisht ka parë edhe një keqkuptim shumë të thellë nga ana e deputetëve, të cilët kanë thënë se Agjencia për Informim dhe Privatësi është kundër kamerave, por që sipas tij nuk është ashtu.
Edhe
Shala: Duhet të ndryshohet qasja e institucioneve në raport me gazetarët
Shala: Të balancohet interesi publik me mbrojtjen e të dhënave personale
Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se duhet të balancohet proporcionalisht interesi publik me mbrojtjen e të dhënave personale.
“Një person gëzon mbrojtjen e të dhënave personale dhe në njëfarë forme mbrojtjen nga qasja në ato të dhëna nga personat e tretë, përderisa çështja e tij, të dhënat personale të tij nuk paraqesin interes publik. Në momentin kur paraqesin interes publik, është pikërisht kjo çështja e interesit publik që e bën diferencimin nëse nga të dhënat kalohet më pastaj në lirinë e shprehjes, informimit, e të tjera”, ka deklaruar Shala në emisionin “Tempus” në KTV.
Ai ka thënë se kalimi nga njëra e drejtë tek tjetra, duhet të jetë proporcionale.
“Për shembull, nëse ndodh një rast, ngrihet ndoshta një padi, një akuzë për vepra penale me dënueshmëri më të vogël sipas Kodit Penal, dallon tash situata kur i akuzuar është kryeministri, kryeparlamentari, presidenti, dhe dallon me një person të thjeshtë. Sepse në esencën e vet, çështja e një personaliteti të lartë publik, paraqet interes publik”, është shprehur Shala.
Edhe
Shala: APK-ja të qartësojë se a ka mandat të kryejë hetime administrative në rastet e sinjalizimit
Ai ka theksuar se kjo nuk nënkupton hyrjen në të çështje të tjera që nuk lidhen me atë që përbën interes publik. Ndërsa ka shtuar se duhet të informohen mediat si të bëhet ky balanc.
Interesi publik, ai ka thënë se nuk është çështje që ndahet strikt, por janë disa faktorë që sipas tij e përcaktojnë. Ka përmendur si shembull atë se sa përbën interes publik një person e rëndësinë e çështjes për të cilën raportohet dhe kohën e raportimit.