Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), Gzim Shala, ka theksuar se publikimi i aktgjykimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), është i rëndësishëm për qytetarët, por njëkohësisht edhe për profesionistët.
Ai në emisionin “Tempus” në KTV, ka deklaruar se profesionistëve, mund t’iu ndihmojë kur përpilojnë ankesë apo kërkojnë ndonjë të drejtë, që ligji ndoshta nuk e qartëson mirë.
“Po e ritheksoj, është çështje e transparencës do të thotë është çështje shumë e rëndësishme në dy drejtime, fillimisht përpos asaj që gjyqësori duhet të jetë më afër qytetarëve, qytetarët duhet ta dinë se cila drejtësi po vendoset në emrin e tyre, e të tjera, e të tjera. Është e rëndësishme edhe për profesionistët të cilët duhet ta shqyrtojnë praktikën gjyqësore të gjykatës në rastet kur përpilojnë ankesë apo kur kërkojnë ndonjë të drejtë që ligji ndoshta nuk është shumë i qartë dhe kërkohet me u ditë se cili është standardi i vendosur nga gjykatat”, ka deklaruar Shala.
-
“Publikimi i aktgjykimeve obligim ligjor, s’është përkrah me staf”
-
Shala: Kur aktgjykimi publikohet, gjyqtari e ka parasysh t’i drejtohet edhe publikut
-
Shala: Ka mungesë të guximit profesional në aktgjykimin e Kushtetueses për Kuvendin
-
Gjyqtari Shala: Kontratat Kolektive pothuajse kanë dyfishuar numrin e rasteve
-
Shala: Duhet të ndryshohet qasja e institucioneve në raport me gazetarët