Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar ndihmën e opozitës për reforma në drejtësi. Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do t’i ftojnë në takime krerët opozitarë.
“Është tepër e rëndësishme që edhe opozita në Kuvendin e Kosovës të na ndihmojë në reformën në drejtësi, ne nuk mund t’i dimë të gjitha më së miri, absolutisht jo, ne bëjmë debate, diskutime profesionale në këto grupet punuese”, ka thënë Haxhiu në “Tempus” të KTV-së.
Haxhiu tha se kanë plan që t’i ftojnë në takime kryetarët e partive politike të opozitës dhe jo vetëm, për të kërkuar mbështetjen e tyre për reformën në drejtësi.
“Besojmë që është shumë e rëndësishme ftesa nga kryeministri. Ne jemi dakorduar me kryeministrin që ftesa do të shkojë shumë shpejt, po ashtu edhe uroj që t’i përgjigjen pozitivisht ftesës tonë”, ka shtuar ajo.
Për ndryshime kushtetuese dhe ndryshimet që janë rekomanduar për çështjet e vettingut, pushtetit i duhet të ketë edhe vota të partive opozitare dhe të minoriteteve.
-
Haxhiu: Rruga drejt forcimit të shtetit të së drejtës është e pandalshme, pavarësisht vonesave
-
Haxhiu: Opozita po e pengon reformën nëpërmjet Kushtetueses
-
Haxhiu: S’mund t’i gënjej qytetarët, opozita bllokoi reformën në drejtësi
-
Haxhiu: Opozita e sheh Kushtetuesen si shpëtim për mosjetësim të reformave
-
Haxhiu: Opozita po na pengon të bëjmë reforma